E premte, 19 Prill, 2024

Drenasi dy, ndërsa Skënderaj asnjë?!

Skënderaj është pothuajse ndër vendet e vetme në Kosovë që nuk ka noter, edhe pse në raste të caktuara e në kohë të sotit ata janë të domosdoshëm për të rregulluar dokumentacione të ndryshme.

Si pasojë e kësaj mungese shumë qytetarë të kësaj treve po detyrohen që për shërbime të këtij lloji të shkojnë qoftë në Drenas apo edhe në Mitrovicë, raporton portali Rajoni.

Rajoni ka kontaktuar disa qytetarë të kësaj ane, të cilët kanë qenë mjaft të mllefosur për faktin që për një kontratë sado të thjeshtë kanë kaluar me dhjetra kilometra për te noteri dhe sipas tyre kur atje po shkojnë po u bie të presin goxha një kohë.

Pra, pos kohës, këtu po rriten edhe shpenzimet: ”Avokata sa të dush, noter as një. M’u ka dashtë për një noterizim të diplomës me shkue në Drenas.” -shprehet për portalin Rajoni njëri nga të rinjtë e kësaj treve, i cili kishte nevojë për shërbim noteri.

Vite më parë në medie ishte përfolur se emra të caktuar kanë marrë licensen për të hapur zyra të këtij lloji në këtë qytet, por që më vonë këto licensa u ishin anuluar.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer