Thursday, June 25, 2026

Drenicasja Fatbardha Osaj emërohet Atashe Ushtarake në Shqipëri, e para grua në këtë pozitë nga FSK-ja

Fatbardha Osaj nga fshati Klinë e Skenderajt është emëruar Atashe Ushtarake e Republikës së Kosovës në Republikën e Shqipërisë, duke u bërë gruaja e parë nga Forca e Sigurisë së Kosovës që emërohet në këtë pozitë.

Vendimi për emërimin e saj është marrë nga Ministria e Mbrojtjes pas përfundimit të një procesi konkurrues përzgjedhës. Osaj doli kandidatja më e suksesshme në mesin e tre kandidatëve që ishin në garë për këtë post, shkruan Jepi zë.

Sipas rezultateve të vlerësimit, ajo arriti të grumbullojë 91 pikë nga gjithsej 100 të mundshme, duke u renditur e para dhe duke siguruar emërimin në detyrën e Atasheut Ushtarak.

Emërimi i saj konsiderohet një arritje e rëndësishme jo vetëm në karrierën personale, por edhe për përfaqësimin e grave në pozita të larta ushtarake dhe diplomatike.

Me këtë emërim, Fatbardha Osaj shkruan histori si gruaja e parë nga Kosova që merr detyrën e Atasheut Ushtarak, duke përfaqësuar vendin në Republikën e Shqipërisë./Jepi zë

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer