E shtunë, 27 Korrik, 2024

“Dreqi fshihet në detaje” Krasniqi deklarohet pas takimit me Lajçakun

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka folur pas takimit me Ndërmjesësin Miroslav Lajçak. Pas takimit Krasniqi ka thënë i kanë kërkuar Lajçakut që të ndërmerren veprime ndaj Beogradit dhe të hiqen sanksionet ndaj Kosovës.

Fjalimi i tij para mediave:

‘Nuk ka asnjë veprim për Beogradin zyrtar lidhur me 24 shtatorin, shpresoj që kërkesa jonë do të merret parasysh dhe kërkesa për heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës.

Komunikimi ynë ka qenë i hapur dhe i drejtpërdrejtë.

Shqetësimet tona vazhdojnë të jenë prezentë për arsye se nuk jemi të njoftuar në detajet e sic thotë një shprehje po e them ndërkombëtare, dreqi fshihet në detaje.

Na duhet me i pa detajet e tekstit për të qenë të sigurt se themelimi i Asociacionit nuk do ta ndryshojë për të keq karakterin unitar të shtetit tonë.

Vijat e kuqe të Kosovës që nga 2013 kanë qenë të qarta që të mos shkelet Kushtetuta, të mos krijohet një nivel i ri pushteti dhe të mos ketë kompetenca ekzekutive.

Janë qëndrime të ditura, të konfirmuara dhe vazhdojnë të jenë vijat e kuqe që i ndalon Kushtetuta dhe ligjet e vendit tonë.

Kam mirëkputim në kuptimin e procesit, kam mirëkuptim në kuptimin e embargos që palët ia vendosin një teksti që të mos keqinterpretohet, por kjo besoj se do të duhej të ishte për publikun e gjerë por jo për përfaqësuesit legjitim të popullit të Kosovës.

Nëse do të jetë një draft merre ose lere, i bie tashmë që dy palët kanë dorëzuar komentet e tyre dhe ndoshta ndërmjetësit i integrojnë, po shpresoj që si përfaqësues të popullit ta shohim’.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer