E hënë, 9 Dhjetor, 2024

Dy persona të panjohur i vënë flakën një lokali, rreth 7 mijë euro dëme

Një lokal është përfshirë nga zjarri mbrëmë në fshatin Dren të Leposaviqit, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se rastin e ka denoncuar pronari i lokalit, i cili dyshon se persona të panjohur i kanë vënë qëllimisht zjarrin objektit.

Bazuar në dëshminë e tij, dëmet materiale që  shkaktuan kapin vlerën e rreth 7 mijë eurove.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit, të cilët kanë lokalizuar dhe shuar zjarrin në tërësi.

Në kuadër të veprimeve hetimore, Policia ka marrë pamjet e kamerave të sigurisë që monitorojnë atë zonë, ku janë vërejtur dy persona të cilët fillimisht dyshohet se kanë hedhur lëndë djegëse e më pas ia kanë vënë flakën lokalit.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Zjarrvënie’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren varësisht nga zhvillimi i hetimeve.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer