E mërkurë, 23 Tetor, 2024

Dy vdekje të dyshimta brenda 24 orësh në Kosovë

Policia e Kosovës, në raportin 24 orësh ka njoftuar për dy raste të vdekjes së dyshimta.

Rasti i parë ka ndodhur në Shkup të Maqedonisë, ku një person ka raportuar se viktima me shtetësi kosovare ka ndërruar jetë.

Në raport thuhet se me vendim të prokurorit është inicuar rasti si “Hetim i vdekjes”, kurse trupi i viktimës është dërguar në IML për autopsi.

Ndërsa, rasti i dytë është raportuar në Gjakovë, dhe në raport thuhet se në Spitalin e Gjakovës është dërguar një person pa shenja jete.

Me vendim të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion, kurse rasti vazhdon të hetohet.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer