E mërkurë, 25 Shtator, 2024

Dyshime për favorizim të operatorit së caktuar, ‘Pastrimi Sh.A’ ‘dëtyrohet’ t’a korigjoj dosjen e tenderit 450 mijë eurosh

Zyra e Prokurimit e Ndërmarrjes Rajonale ‘Pastrimi Sh.A’ me seli në Prishtinë ka pezulluar aktivitetin e prokurimit më titull “Blerja e pajisjeve (makinerisë) së përdorur për bartjen dhe pastrimin e mbeturinave, për Njesinë e Prishtinës- Ritender”. Vlera e parashikuar e këtij tenderi është 450,000€, zbulon portali rajoni.org.

LEXO EDHE: Raporti i Auditimit zbulon dhjetëra shkelje ligjore në “Pastrimi Sh.A”, fakte të mjaftushme edhe për prokurorinë

Ky tender po zhvillohet me procedurë të hapur dhe konsiderohet si një tender me vlerë të madhe.

Megjithatë, Zyra e Prokurimit dje ka njoftuar se është pezulluar aktiviteti i prokurimit në fjalë, dhe së kriteret në dosjen e tenderit janë vendosur në modifikim, përcjell rajoni.org.

“Pezullohet aktiviteti i prokurimit me titull: Blerja e pajisjeve (makinerisë) së përdorur për bartjen dhe pastrimin e mbeturinave, për Njesinë e Prishtinës- Ritender Nr. të Prok: Vete Financim-24-9333-1-1-1 // PAS-24-021-111, thuhet në vendimin e zyrës së prokurimit të ndërmarrjes Pastrimit sh.a.

E arsyeja e pezullimit të këtij aktiviteti të prokurimit dhe modifikimi i kritereve në dosjen e tenderit, është një ankesë që është bërë nga Kompania “Agri Bau” në zyren e prokurimit të kompanisë “Pastrimi SH.A” e cila ka pretenduar së janë vendosur kritere të padrejta, diskriminuese dhe që favorizojnë operatorë të caktuar.

“Kërkësa qe pajisjet të jenë të doganuara (dmth ne stoqe) apo kontraktuara eshte kerkese diskriminuese dhe tregon qarte se AK ka favorizuar OE te caktuar e cila posedon pajisjet ne Stoqe. Asnje OE nuk mund te bleje apo te lidhe kontrate me nje funizues per kamion para nenshkrimit le kontrates me AK-ne dhe ne rast mosnenshkrim kontrate te mbesin stoqe te OE-se. Kjo kerkese e juaja eshte e gjykuar nga OSHP-se nr.148/21 date 10.03.2021 edhe ne disa raste tjera dhe e njohur per AK-ne ku eshle konstatuar se eshte kerkese diskriminuese”, thuhet në ankesën e Agri Bau drejtuar ndërmarrjes Pastrimi sh.a./Rajoni.org/

 

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer