E premte, 4 Tetor, 2024

Policia e Kosovës shpërblen me tender njëriun që e kishte arrestuar nën dyshimet se i kishte vjedhur buxhetit të shtetit 600 mijë euro

Policia e Kosovës i ka dhënë prej 83,754€ tender “Fer Petrolit” me pronar Mehdi Gjokën anisë të njëjtin e kishin arrestuar në vitin 2022 nën dyshimet se i kishte vjedhur buxhetit të shtetit 600 mijë euro me disa biznese të tjera, shkruan portali rajoni.org.

Policia e Kosovës e ka shpërblyer me kontrat me 12.09.2024 me “Fer Petrolin”. Kjo kontratë ka të bëj me “rrenimi i objekteve të vjetëra [të pashfrytëzuar] në kampin Vrella”.

“Tenderi juaj është vlerësuar me kujdes sipas kushieve dhe kërkësave të dhëna në njoftimin për kontrate dhe në dosjen e tenderit. Kemi kënaqesinë të ju njoftojmë se ju keni dorëzuar tenderin me çmimin më të ulët si përgjigje ndaj njoftimit të kontratës [ër aktivitetin e prokurimit të lartcekur. Juve ju është dhënë kontrata me çmimin e saktësuar në tenderin tuaj prej: 83,754euro, dhe në pajtim me afatet dhe kushtet e dosjes së tenderit”, thuhet në letren standarde të dërguar nga policia e Kosovës për Kompaninë Fer Petrol, përcjell rajoni.org.

Në këtë tender, në gare ishin edhe pesë ofertues të cilat janë eliminuar për shkak të ofertave me të shtrenjëta. Kompania “Beni – com shpk ” kishte ofertuar 120,227 euro, kompania “Horn & Co Kosova shpk” 133,722 euro, kompania “Pro&Co group shpk” 125,310 euro, “Nika PrO-ING SHPK” 118,687 euro dhe Grupi i operatorëve ekonomik “Xhiti shpk, Kushtrimi NM shpk, Kag – asphalt company shpk” oferoi me 115,029 euro.

 

Kujtojmë që Dogana e Kosovës me 18 mars 2022 kishte kontrolluar kompanitë HIB Pertrol, Fer Petrol-in dhe Alfa Trade-in, nën dyshime për shmangie taksash dhe manipulim me çmime të derivateve.

Doganierët kanë gjetur se këto kompani ka nxjerrë në shitje për qytetarët derivatet e naftës të parapara për ambasadat në Kosovë. Derivatet e naftës të parapara për nevojat e ambasadave janë të liruara nga akciza.

Sipas Doganës, dyshohej se këto HIB Pertrol, Fer Petrol-in dhe Alfa Trade-ini kanë shkaktuar dëm shtetit të Kosovës në vlerë prej mbi 600 mijë euro gjatë tre viteve të fundit.

Nga ky aksion në pranga të policisë kishte rënë edhe biznesmeni nga Drenasi, Mehdi Gjoka, pronar i kompanisë ‘Fer Petrol’.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer