Një procedurë e prokurimit e dyshimtë po ndodh në Qendrën Klinike Stomatologjike të Kosovës (QSKUK), ku tenderi për pajisje stomatologjike me vlerë rreth 1.9 milion euro pritet të përfundojë në duart e kompanisë “Bora Dental”, anisë kjo kompani kishte deklaruar më herët se ky tender ishte i fryrë dhe se shteti po dëmtohej me rreth 1 milion euro, shkruan rajoni.org.
Sipas procesverbalit të hapjes së ofertave, në të njejtin aktivitet të prokurimit kanë marrë pjesë tre operatorë ekonomikë.
Në këtë hapje, “Bora Dental” ka dorëzuar ofertën më të shtrenjtë në vlerë 1,720,122.18 euro, ndërsa operatorët e tjerë kanë ofertuar rreth 1.27 milion euro dhe 1.34 milion euro.
Nga akuzë për “krim dhe vjedhje”, tek oferta 1.7 milion euro
Aktvitieti i prokurimit në fjale bëhet i dyshimtë për faktin se kompania “Bora Dental”, përmes drejtorit të saj, Taulant Gashi, kishte dorëzuar ankesë në OSHP ku thuhej se tenderi ishte i fryrë.

Në dokumentet e saj, kompania kishte deklaruar se pajisjet e kërkuara nuk vlejnë më shumë se 900 mijë euro, ndërsa tenderi ishte hapur me vlerë 1,899,000 euro, duke pretenduar se diferenca prej rreth 1 milion euro ishte “vjedhje e buxhetit” dhe “duhej hetuar menjëherë”.

Megjithatë, tani e njëjta kompani ka ofertuar 1.72 milion euro. E si është e mundur që pajisje që vetë kompania i vlerësonte rreth 900 mijë euro, tani të shiten për gati dyfishin.
Dyshime se kriteret janë bërë për një kompani
Burimet e rajoni.org brenda ketij institucioni kanë treguar së dyshohet së QSKUK ka vendosur kritere të tilla që favorizojnë vetëm një kompani dhe disa brende të caktuara.
Sipas pretendimeve: kriteret për skanerët intraoralë janë vendosur në mënyrë që t’i përshtaten vetëm një modeli të caktuar (Sirona Primescan), kërkesat për autoklava përputhen pothuajse plotësisht me një prodhues të vetëm (Melag), dosja e tenderit dyshohet se është ndryshuar gjatë procesit duke ulur cilësinë e pajisjeve, por pa e ulur buxhetin.
Sipas këtyre pretendimeve, tenderi është “përshtatur” për brendet që përfaqëson “Bora Dental”, si Sirona Dental, Melag, Futudent dhe Durr Dental.
Dyshime për shkelje ligjore në aktivitetin e prokurimit
Po ashtu, QSKUK nuk e ka ndalur procedurës e tenderit edhe pasi janë bërë ankesa në platformën elektronike. E njëjta nuk e ka
* pezulluar aktivitetin në prokurimin elektronik
* operatorët ankues janë penguar të marrin pjesë
* edhe pas ankesës në OSHP, tenderi nuk është kaluar në statusin “apel”
* ofertat janë hapur edhe pse ka pasur ankesa, duke u cilësuar si veprim i kundërligjshëm.
* Fotoja e Ballinës, mbrapa; nga aktiviteti i Bora Dental, stikersat foto ilustrim.