E mërkurë, 23 Tetor, 2024

E dhimbshme/ Kjo është gruaja që u gjet pa shenja jete në banesën e saj në Lipjan

Një grua është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në Lipjan.

Bëhet fjalë për Hyrije Bajrami, e cila jetonte në Gjermani, por kishte ardhur së bashku me familjen e saj për pushime në Kosovë.

Rastin e vdekjes e ka konfirmuar kunati i të ndjerës.

“Ju njoftojmë se  sot pas një sëmundje të shpejtë vdiç Hyrije Bajrami, (gruaja e vëllaut, Ganiut)duke na lënë thellë të piklluar!

Për kohën e varrimit ju njoftojmë me kohë.

Me dhembje, familja Bajrami!”, ka shkruar Avni Bajrami, kunati i së ndjerës, raporton Gazeta10.

Edhe policia ka raportuar për vdekjen e gruas.

“Raportohet se në banesën e saj është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare”.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer