Të fundit:

Drenicasi s’pranon të ndahet nga e fejuara, e kërcënon atë dhe familjen e saj

Telashet mes çifteve të cilët kanë zgjedhur që jetën...

Fadil Nura pa pikën e mëshirës i nxjerr pensionistet në ‘sokak’ [FOTO]

Pensionistet e komunes së Skenderajt, sot nuk kanë mundur...
- Advertisement -

E dhimbshme: Ky është drenicasi që u gjet i varur në teracën e banesës së tij

- Advertisement -

Rasti tragjik që ndodhi dje në Drenas, ka tronditur familjen Dushaku, prej nga vjen i riu, i cili u gjet i varur në tarracën e banesës së tij, në fshatin Poklek i Ri. I riu i paralajmëroi familjarët se do të bëjë vetëvrasje, por fatkeqësisht nuk arritën ta shpëtonin, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Ardian Dushakun, 37-vjeçar, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjeku kujdestar, pasi viktima u dërgua pa shenja jete në Qendrën e Mjekësisë Familjare.

Sinjali raportoi pak më parë se sipas informacioneve të para, i ndjeri e kishte telefonuar familjen e tij, që i njoftoi do të bëjë vetëvrasje në shtëpi, për motive akoma të panjohura.

- Advertisement -

Ky rast ka tmerruar gjithë familjen Dushaku dhe të afërmit e tij, të cilët akoma janë të tronditur.

Trupi i pajetë është tërhequr për t’u dërguar në IML për obduksion dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit kanë nisur hetimet për vdekjen e 37-vjeçarit.

- Advertisement -

Të fundit

- Advertisement -

Lajme të lidhura

- Advertisement -