E premte, 29 Mars, 2024

E FUNDIT: Policia në Drenicë has në armë, fishekë e drogë gjatë një kontrolli në vetura

Policia e Drenasit sot gjatë një kontrolli rutinor të zakonshëm të veturave në trafik, ka hasur në mjete të kundërligjshme, shkruan portali rajoni.org.

Po bëhet fjalë për një veturë ku ishin 3 persona, në të cilën policia, gjatë kontrollimit gjeti thikë, një mori fishekësh e substanca narkotike.

Me të hetuar këtë policia ka vazhduar kontrollimin edhe në banesa të të dyshuarve ku ka hasur në armë zjarri.

Njoftimi i plotë policor:

“Sekuestrohet një armë zjarri,një thikë, 46 fishekë dhe substanca narkotike nga policia e Drenasit

Sot rreth orës 02:00, nga zyrtarë të stacionin policor të Drensit, për një kontrollë është ndaluar një automjet në të cilën ishin tre persona.

Pas verifikimit të personave dhe kontrollit të tyre dhe automjetit, zyrtarët policorë kanë gjet dhe sekuestruar:

-një armë të ftohtë (thikë),

-46 fishekë dhe

-një sasi të substancës narkotike.

Po ashtu nga policia është bërë edhe kontrolli i banesës së njërit prej personave të dyshuar, ku është gjetë dhe sekuestruar -një armë zjarri e tipit TT.”

Tre personat e dyshuar janë shoqëruar në stacion policor dhe ndaj tyre është hap rast për veprat, Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të armës, si dhe posedim i pa autorizuar i substancave psikotrope, apo analoge.”

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer