E shtunë, 7 Dhjetor, 2024

E konfirmuar: Drenica bëhet me trajner të ri

Bledar Devolli është shumë afër zyrtarizimit te skuadra e Drenicës në Superligën e Kosovës. Ish-trajneri i njohur që ka drejtuar skuadrat e kryeqytetit në Shqipëri pritet të nisë një aventurë të re andej kufirit. 45-vjeçari do të zëvendësojë të larguarin Bekim Shotani.

Këtë gjë e ka konfirmuar kryetarja e klubit nga Skënderaj, Mihane Kodra Bekteshi. Sipas kryetares Devolli ka nënshkruar kontratë deri në fund të këtij sezoni, ndërsa mungon vetëm zyrtarizimi i tij.

“Po, kemi arritur marrëveshje me trajnerin Bledar Devolli deri në fund te sezonit. Sot, trajneri ka dalur në stërvitje me ekipin. Kontrata fillimisht është deri në fund të sezonit, por me mundësi vazhdimi pas përfundimit”, ka theksuar Mihana Kodra Bekteshi.

Kujtojmë se aktualisht Drenica ndodhet në vendin e fundit në tabelën e klasifimit me 20 pikë, ndërsa tyashmë qëllimi kryesorë i Devollit do të jetë mbijetesa mes më të mirëve në Superligën e Kosovës.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer