Sunday, February 9, 2025

Ramiz Lladrovci mbështet Petrit Hajdarin: Do të jetë përfaqësues dinjitoz i Drenasit në Parlamentin e ardhshëm

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, me anë të një postimi në rrjetin social “facebook” ka thënë së Petrit Hajdari meriton të jetë në Kuvendin e Kosovës, shkruan rajoni.org.

Lladrovci ka thënë së Petrit Hajdari do të jetë përfaqësues dinjitoz i Drenasit në Parlamentin e ardhshëm.

Postimi i plotë:

Deputeti Petrit Hajdari do të jetë përfaqësues dinjitoz i Drenasit në Parlamentin e ardhshëm

Petrit Hajdari është veprimtar i hershëm i Rinisë Demokratike të Kosovës, ish diplomat dhe anëtar i Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës. Në këto zgjedhje kandidon me numrin 51, dhe kam besim të madh se do të jetë zë i interesit nacional dhe i komunës së Drenasit, andaj, pres të marrë vota dhe ta ketë vendin në Parlamentin e Kosovës.

Gjenerata e re, tashmë ka vendosur, të jetë pjesë e vendimmarrjes dhe politikës pozitive në PDK, duke u bërë pjesë e pandashme e promovimit të misionit dhe vizionit të PDK-së, të fushatave, qëllimeve dhe ideve të partisë së themeluar nga Hashim Thaçi. Andaj, vota për Petritin, me numrin 51, është votë për ecjen përpara të Partisë Demokratike të Kosovës.

Petriti dhe gjenerata e tij, misionin dhe vizionin e PDK-së e përqafuan nga rinia e hershme, kur iu bashkua të rinjve nga bastioni i dikurshëm i UÇK-së, tash bastion i fitoreve 25 vjeçare të PDK-së, duke marrë pjesë aktive në shtetndërtim me përvojë institucionale në diplomaci, përfaqësues dinjitoz i Drenasit dhe Republikës së Kosovës. Suksese Petrit!

#PDK131
#BedriHamza1
#MemliKrasniqi2
#PetritHajdari51

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer