E martë, 23 Prill, 2024

E qeshi Shotën, Xhulit ia publikojnë videon romantike me Bleron?

Banorja e shumëpërfolur e show- it ‘’Big Brother VIP Kosova’’, Xhuliana Nura duket se si me jetën e saj brenda shtëpisë së Big- ut ashtu edhe me atë jashtë po arrin të bëhet kryefjala e publikut.

Së fundmi në rrjetin social TikTok është duke qarkulluar një video protagoniste e të cilës pretendohet të jetë Xhuli, vajza në video shihet duke bërë një kërcim mjaft romantik para Bleros.

Blero pos që shihet duke kënduar nuk e lë anash as vallëzimin me vajzën e veshur me xhinse të gjata e me bluzë të shkurtër ngjyrë rozë. Kjo video është bërë virale duke u shpërndarë në rrjetet sociale.

Ndryshe, Xhuli është shndërruar në një nga banoret më të përfolura të shtëpisë së Big Brother Vip Kosova, si brenda saj ashtu edhe jashtë te publiku për lojën dhe strategjinë që po ndjek për të fituar.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer