E shtunë, 7 Dhjetor, 2024

E rëndë: 31-vjeçarja tenton t’i jap fund jetës nga zhgënjimi që mbeti pa punë

Kushtet e jetesës, rrethanat ekonomike, e depresioni shpesh janë vlerësuar shkaktarë që kanë çuar drejt vetëvrasje e tentimit për ta kryer këtë akt. Familjet janë ato që i përjetojnë jashtëzakonisht rëndë këto raste dhe janë me fat kur arrijnë t’i shpëtojnë familjarët, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka ndodhur edhe mbrëmë pak para mesnatës në një familje në Mitrovicë, ku një grua e moshës 31-vjeçare ka tentuar t’i jap fund jetës së saj, duke konsumuar preparate higjienike (domestos) dhe për pasojë i është përkeqësuar gjendja shëndetësore.

Këtë e kanë bërë të ditur burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës në QKUK, ku viktima u dërgua për trajtim mjekësor dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetë.

Motivi i rastit sipas informacioneve të para dyshohet të jetë gjendja e rënduar emocionale që ka tash e sa kohë për shkak të zhgënjimit që ka mbetur pa punë pasi u diplomua. Ky rast ka tronditur edhe bashkëshortin e saj, i cili pritet të jap deklaratë para zyrtarëve policorë.

Sinjali mëson se pasi Policia është njoftuar për rastin, një njësi policore ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar ‘Vetëvrasje në tentativë’.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer