Sinjalizuesi i Sinjalit nga Veriu ka bërë me dije se bëhet fjalë për një 86-vjeçare, e cila u gjet nga Njësia e Zjarrfikësve e varur në disa drunj në lumin Ibër, teksa vdekja e saj është konstatuar nga ekipi mjekësor që doli në vendin e ngjarjes.
Kërkimet nga njësitë përkatëse kanë nisur qysh mbrëmë, por pa sukses, derisa sot u ndalua uji në Hidrocentralin e Ujmanit dhe vazhduar kërkimet në lumin Ibër që rezultuan me gjetjen e viktimës.
Lidhur me rastin djali i viktimës ka dhënë një deklaratë para hetuesve policorë, ku ka shpjeguar se si nëna e tij ka dalë pasditen e djeshme nga shtëpia dhe nuk kishte asnjë informacion për të.
Me t’u mbledhur informacionet e para rasti është iniciuar si “Vdekje e dyshimtë”, derisa kanë nisur hetimet që zbardhin rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.