E premte, 26 Prill, 2024

E rëndë: Një nxënëse e gjimnazit tenton t’i japë fund jetës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rahovec, ku një vajzë e mitur e cila është nxënëse e gjimnazit “Xhelal Hajda-Toni”, dyshohet se ka tentuar që t’i japë fund jetës së saj, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës së Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Rahovec kanë bërë me dije se mitura nga fshati Opterush është dërguar atje me lëndime trupore, pasi dyshohet se kishte rënë nga lartësia e një objekti, i cili është në ndërtim e sipër në afërsi të parkut të qytetit në Rahovec.

Pas ofrimit të ndihmës së parë, për shkak të gjendjes së saj shëndetësore ajo është transferuar në Spitalin Rajonal ‘Isa Grezda’ në Gjakovë, ku po vazhdon trajtimin e mëtutjeshëm mjekësor. Burimet thonë se gjendja e saj shëndetësore është stabile dhe ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer