E hënë, 20 Maj, 2024

E rëndë: Punëtori 20-vjeçar rrëzohet nga ‘skelet’ e shtëpisë ku punonte, dërgohet me urgjencë në QKUK

Punëtorët në Kosovë përballen me sfida të shumta, e ndër to janë edhe kushtet në vendet e punës dhe rreziku që u kanoset. Jo rrallëherë ata e pësojnë keq, madje edhe tragjikisht, qoftë në ndërtimtari, apo edhe në sektorë të tjerë. Një rast i tillë i lëndimit në punë ka ndodhur edhe gjatë ditës së sotme në rrugën “Mustaf Kokaj” në Viti, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se një punëtor i ndërtimtarisë, derisa ka qenë duke punuar në një shtëpi, është rrëzuar nga ‘skelet’, ku për pasojë ka marrë lëndime të rënda trupore, për çka u dërgua me urgjencë në spital.

Viktima, i moshës 20-vjeçare ka marrë lëndime në kokë dhe fillimisht është dërguar në Emergjencën e Spitalit të Gjilanit e më pas u transferua në Qendrën Klinike Universitare, ku po merr trajtim mjekësor.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore edhe inspektorët e punës të cilët kanë kryer ekzaminimet nëse janë plotësuar apo jo kushtet e punës dhe masat e sigurisë.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti është iniciuar si “Asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikshmërinë e sigurisë në vendin e punës”.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer