Të fundit:

Edukimi medial nevojë e domosdoshme në shkolla

Në kohën kur shoqëria jonë bëhet gjithnjë e më...

E dhimbshme: Humb jetën në QKUK gruaja që u rrëzua aksidentalisht para 1 jave në një lokal

Pas disa ditësh trajtim në Qendrën Klinike Universitare të...

Në QKMF të Drenasit u punësua edhe motra e zyrtarës se kabinetit të Ramiz Lladrovcit!

Si të i punësojmë familjarët? Këtë pyetje si duket...
- Advertisement -

E rëndë: Therret me thikë në ballë një i ri 20-vjeçar

- Advertisement -

Një rast i rëndë ka ndodhur dje rreth orës 15:00 në rrugën ‘Xhemsedin Suma’ në Han të Elezit, ku pas një konflikti verbal mes dy të rinjve, një person dyshohet se ka therur me thikë 20-vjeçarin.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë me dije se viktima është dërguar atje me plagë në sy, ball dhe pjesë tjera të trupit e të cilat dyshohet se i janë shkaktuar me anë të goditjeve me mjet të mprehtë.

Pas intervenimit të stafit mjekësor, gjendja shëndetësore e të riut është stabilizuar dhe ai ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar të dyshuarin.

- Advertisement -

Me urdhër të prokurorit ndaj 23-vjeçarit kanë nisur hetimet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i lehtë trupor’ dhe ai është dërguar në mbajtje.

- Advertisement -

Të fundit

- Advertisement -

Lajme të lidhura

- Advertisement -