Të fundit:

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e personit në foto, ja për çka dyshohet

Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan ka kërkuar ndihmë...

Hajnat vjedhin veturën në hotel “Kosova”, ofrohet shpërblim për gjetjen e të dyshuarve (VIDEO)

Përpos shtëpive private, banesave, bizneseve e institucioneve të ndryshme...
- Advertisement -

E rëndë: Vdes papritur një i ri, në mes të lokalit bjen pa ndjenja

- Advertisement -

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në një lokal në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren, ku një i ri papritur ka humbur jetën dhe është rrëzuar në tavolinën ku po qëndronte bashkë me miqtë e tij. Ky rast ka tronditur shokët dhe dëshmitarët përreth të cilët njoftuan Emergjencën dhe Policinë, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet nga Emergjenca bëjnë me dije se rasti ka ndodhur në lokalin M-Caffe në Prizren, pas orës 23:00 dhe menjëherë kanë internuar njësitë përkatëse, por fatkeqësisht i riu u dërgua pa shenja jete në spital, ndërkohë që hetimet për vdekjen e tij kanë nisur.

Sipas informacioneve të para, i ndjeri dyshohet të ketë pësuar atak kardiak, por akoma nuk dihet shkaktari i vdekjes së tij.

- Advertisement -

Siç mëson Sinjali, Policia ka kryer ekzaminimet e nevojshme në vendin e ngjarjes, ndërkohë që me urdhër të prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion dhe është iniciuar rasti “Hetim mbi vdekjen” për t’u zbardhur rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.

- Advertisement -

Të fundit

- Advertisement -

Lajme të lidhura

- Advertisement -