E sulmon fizikisht dhe ia drejton armën për shkak të një borxhi, dergohet në mbajtje një person në Drenas
Një person është arrestuar në Komoran të Drenasit, pasi që i njëjti dyshohet së pas një mosmarrëveshje për një borxh e ka sulmuar fizikisht një person tjetër, shkruan rajoni.org.
I dyshuari, dyshohet se gjatë sulmit kishte nxjerr një pistoletë dhe e kishte drejtuar nga viktima.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./Rajoni.org/





