E hënë, 26 Shkurt, 2024

E trishtë: Dhunohet seksualisht një vajzë e mitur në një motel ,arrestohet i dyshuari

Numri i rasteve të ngacmimeve, sulmeve e dhunës seksuale në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Zakonisht viktima janë gratë të cilat raportojnë në Polici se janë keqpërdorur seksualisht nga persona të panjohur, por shpesh herë të dyshuar janë edhe persona të afërm të tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i trishtë dyshohet të ketë ndodhur të hënën në një motel në Çagllavicë, ku është dhunuar një vajzë e mitur.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se rastin e ka denoncuar në Polici vajza e cila e shoqëruar nga nëna e saj ka rrëfyer para hetuesve policorë të gjithë ngjarjen.

Me të denoncuar rastin, Policia ka ndërmarr një varg veprimesh hetimore, duke intervistuar personat involvuar në rast, përfshirë edhe intervistimin e vajzës së mitur në prezencën e prindërve nga përfaqësuesit e Qendrës për Punë Sociale.

Ajo ka identifikuar të dyshuarin, me ç’rast është arritur që i njëjti të arrestohet dhe të shoqërohet në stacion policor për intervistim.

Sinjali mëson se pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që 21-vjeçarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunim’.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer