E hënë, 9 Dhjetor, 2024

E trishtë: Ky është 32 vjeçari që është gjetur i vdekur sot në Suharekë

Një person i moshës 32 vjeçare është gjetur i vdekur sot në Suharekë.

Vdekja e të riut po cilësohet e dyshimtë dhe tashmë kanë nisur hetimet për këtë rast.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Viktima është A. T., i lindur në vitin 1992, mashkull shiqiptar/kosovar. Në vendngjarje menjëherë kanë dalë Policia e Kosovës dhe një ekip nga emergjenca e QKMF-së në Suharekë. Mjeku në vendin e ngjarje ka konfirmuar vdekjen e viktimës,” ka thënë zëdhënësi Gashi.

Ai ka konfirmuar se trupi i pajetë i 32 vjeçarit është dërguar për obsuksion.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërkohë policia me prokurorinë e shtetit ka hapur rastin si ‘hetim i vdekjes’. 

Insajderi merr vesh se viktima është Ardian Tasholli. Për vdekjen e tij kanë shkruar edhe familjarët në rrjete sociale.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer