E hënë, 20 Maj, 2024

Ekskluzive: Këta janë të arrestuarit për shitblerje të drogës, njërit iu gjetën 20 paketime me marihuanë

Gazeta Sinjali raportoi sot për një aksion që u zhvillua gjatë ditës së djeshme në Viti, ku u arrestuan disa persona, nën dyshimet për shitblerje të drogës. Dy prej tyre përfunduan në ndalim, pasi Policia i kapi në flagrancë me substanca narkotike. Rreth 20 paketime me marihuanë u sekuestruan pas bastisjeve të kryera nga ana e zyrtarëve policorë. 

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se dy të dyshuarit që përfunduan në mbajtje janë Bari Fejza dhe Shaban Shemshiu, të cilët me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Sinjali mëson se fillimisht njëri prej të dyshuarve, Bari Fejza është arrestuar në qytetin e Vitisë, pasi Policia e kapi në flagrancë me drogë në xhep, ku iu gjet një sasi e substancës së dyshuar, të llojit marihuanë. Pasi i riu u prangos, Policia zhvilloi edhe bastisje në shtëpinë e tij.

Sipas të njëjtave burime, në ahurin e bagëtive, Policia ka arritur të gjejë rreth 20 paketime me narkotikë, të llojit marihuanë, që ishin të gatshme për t’u shitur nga i dyshuari. Droga u sekuestrua, ndërsa Policia ka arrestuar edhe të dyshuarin tjetër.

Pas përfundimit të proceduarve policore, ndaj dy të rinjve është nxjerrë aktvendim për ndalim dhe është iniciuar rasti për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave narkotike, psikotrope ose analoge.”

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer