E premte, 3 Maj, 2024

Ekskluzive: Kontraten që e morri prokuroria, operatori e paguantë familjarin e Ramiz Lladrovcit ‘pa shkuar në punë’!

Rajoni kishtë raportuar disa ditë me parë së krimet ekonomike kishin marrur disa dosje në Drenas, lidhur me disa kontrata që ky autoritet ka lidhur me operatoret ekonomik, zbulon portali rajoni.org.

Burimet e sigurta të rajonit brenda prokurorisë kanë bërë me dije së përveç provave dhe fakteve të mbledhura për keqperdorim dhe mos realizim të kontratës në vlere qindra mijera eurosh, hetuesia ka gjetur së operatori në fjale e paguan si punëtor familjarin e Ramiz Lladrovcit.

Sipas të njejtave burime të rajonit, dëshmitaret gjatë intervistimit kanë deklaruae së asnjëherë familjarin e Ramiz Lladrovcit nuk e kanë parë duke u paraqitur në punë dhe së madje tani po informohen për të.

Prej muajit 5’të të viti 2022 e deri sot, HL merr page nga operatori që po i hetohet kontrata, page mujore që dyshohet së është mijera euro”, tregon burimi i rajonit.

Të njejta burime të portalit rajoni.org kanë bërë me dije se jane duke u zhvilluar hetime edhe ndaj një rrjeti zyrtaresh të pushtetit të Ramiz Lladrovcit për ‘Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar’, ‘Ushtrimi i ndikimit’ dhe ‘Konflikti i interesit’.

Kujtojmë qe portali, rajoni.org në vazhdimsi ka raportuar për skandalet e ndryshmë qe janë bërë nga pushteti Ramiz Lladrovcit, për dyshimet për korrupsion, nepotizem dhe shkelje ligjore.

Rajoni do të ju mbaj të informuar…

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer