Burime të sigurta të portalit rajoni.org brenda prokurorisë kanë bërë me dije së pardje ka ‘zbarkuar’ sërish Policia e Krimeve Ekonomike në institucionet lokale të udhehequra nga pushteti i Ramiz Lladrovcit.
Ky aksion është hera e dytë brenda një muaji që krimet ekonomike po kryejn aksion në këtë qytet.
Burimet e portalit rajoni.org kanë bërë me dije ekskluzivisht së janë duke u zhvilluar hetime ndaj një rrjeti zyrtaresh të pushtetit të Ramiz Lladrovcit për veprat ‘Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar’, ‘Ushtrimi i ndikimit’ dhe ‘Konflikti i interesit’.
Kujtojmë qe portali, rajoni.org në vazhdimsi ka raportuar për skandalet e ndryshmë qe janë bërë nga pushteti Ramiz Lladrovcit, për dyshimet për korrupsion, nepotizem dhe shkelje ligjore.
LEXO EDHE:
Ky është familjari i motrës se Ramiz Lladrovcit qe u punësua në QKMF të Drenasit
Drejtori i arsimit në Komunën e Drenasit ‘punëson’ mbesën si mësimdhënësë