E hënë, 9 Dhjetor, 2024

Familja në hall me të birin, nëna e denoncon për dhunë në Polici

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve. Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në një familje në fshatin Nadakoc të Vushtrrisë ku një 32-vjeçar është denoncuar nga nëna e tij për dhunë në familje.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje që nënë e bir patën mes vete.

I riu po dyshohet se e ka sulmuar fizikisht nënën e tij 60-vjeçare, duke i shkaktuar kështu lëndime trupore, për çka ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital.

Përballë kësaj situate, viktima e ka raportuar djalin e saj në Polici, ku ka rrëfyer për rastin e rëndë që i ndodh.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ka dhënë deklaratë para hetuesve për veprën me të cilën ngarkohet.

Pas përfundimit të procedurave, me urdhër të Prokurorit të Shtetit i njëjti është ndaluar për 48 orë dhe ndaj tij kanë nisur hetimet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Sulm’.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer