E premte, 3 Maj, 2024

Familjarët njoftojnë me fjalë prekëse se sot i jepet lamtumira e fundit llapjanit që vdiq dje në xhami teksa falej

Mbrëmë, u nda nga jeta Afrim Jashari nga Komuna e Podujevës, teksa ishte duke i kryer ritet fetare myslimane në xhami.

Siç bëjnë të ditur familjarët, i njëjti vdiq posa kishte filluar të falej, teksa njoftuan se varrimi i tij do të bëhet sot, më 16 shtator në ora 17:00, në varrezat e fshatit Bellopojë në Podujevë.

Njëri nga familjarët e tij shkroi disa fjali publikisht për tashmë të ndjerin.

“Te Allahut jemi dhe tek Ai eshte kthimi jone!

Familjar dhe miqe, sonte ne namaz te akshamit ne reqatin e pare ia dorezoi shpirtin Krijuesit te Tij, xhaxhai im, Afrim Ramadan Jashari. I lutemi Allahut ta meshiroj, varrin te ia ndriqoj, sprovat e varrit ti kaloj dhe ne xhenetin firdeus te gjitheve te na bashkoj.

Kjo dynja eshte vendi i sprovave, ka shpetu ai i cili e ka kuptu realitetin e kesaj bote para se te i vij vdekja…”, u shpreh ai.

/GazetaSinjali/

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer