Arton Nura, familjar i deputetit dhe gjeneralit të UÇK-së, Jakup Nura, ka publikuar një reagim të gjatë me rastin e Ditës së Çlirimit të Skënderajt, ku shpreh shqetësimin e tij për mënyrën se si, sipas tij, po paraqitet historia e luftës dhe po vlerësohet kontributi i pjesëmarrësve, shkruan rajoni.org.
Ai thekson se 27 vjet pas luftës kishte besuar se historia do të shkruhej me drejtësi dhe nga njerëz kompetentë, por se sot po ndodh e kundërta.
“Plisi i bardhë simbolizonte traditën e shqiptarit, ndërsa pushka në krahun e tij ishte me lejen e Serbisë. Sot, ai plak është bërë goxha “burrë” në këtë rreth dhe nuk mbetet kush pa ia puthur dorën.A thua vallë po ia humbim vlerën, dikush me dije e dikush pa dije, asaj periudhe kaq të çmuar dhe të lavdishme?”, ka shkruar Arton Nura në facebook.
Postimi i plotë:
27 vjet pas luftës kam menduar se historia do të shkruhej drejt dhe nga njerëz kompetentë, e jo të bastardohej në këtë mënyrë.
Sot, kur festojmë Ditën e Çlirimit të Skënderajt, dua t’i falënderoj dhe t’i kujtoj për kontributin e tyre në luftë, si pjesë e UÇK-së, nga lagjja Nura.
Jakup Nura – pushka e parë e lirisë. Organizator dhe pjesëmarrës në shumë aksione kundër milicisë dhe ushtrisë serbe, përfshirë dy aksionet e viteve 1992 dhe 1993ne Drenas njeri pran Embeltores “Bleta” te Stacioni i Autobusëve dhe tjetri te Hekurudha, ku ishte organizator dhe pjesëmarrës. Themelues i qelizës së parë të UK-së, një nga themeluesit e UÇK-së, i dënuar tri herë me nga 20 vjet burg në mungesë, gjithsej 60 vjet. I plagosur dy herë gjatë luftës.
Avni Nura – pjesë e celules së parë të UK-së, një nga themeluesit e UÇK-së, i burgosur politik, pjesëmarrës pothuajse në të gjitha aksionet kundër pushtuesit serb ne Drenic dhe pererreth nga fillimi deri në përfundimin e luftës. I plagosur rëndë gjatë luftës.
Fahri Nura – pjesëtar i UÇK-së që nga fillimi.
Smajl Nura – i burgosur politik për 4 vjet, pjesëtar i UÇK-së.
Sami Nura – i burgosur politik për 4 vjet, pjesëtar i UÇK-së.
Ruzhdi Nura – i burgosur politik, pjesëtar i UÇK-së.
Brahim Nura – pjesëtar i UÇK-së, dëshmor.
Azem Zymeri – pjesëtar i UÇK-së, dëshmor.
Abedin Nura – pjesëtar i UÇK-së.
Abit Nura – pjesëtar i UÇK-së.
Bekim Nura – pjesëtar i UÇK-së.
Bastri Nura – pjesëtar i UÇK-së.
Ekrem Nura – pjesëtar i UÇK-së.
Emin Nura – pjesëtar i UÇK-së.
Nexhat Nura – pjesëtar i UÇK-së.
Ragip Nura – pjesëtar i UÇK-së.
Rexhep Nura – pjesëtar i UÇK-së.
Reshat Nura – pjesëtar i UÇK-së.
Faik Nura – pjesëtar i UÇK-së.
Xhemë Nura – pjesëtar i UÇK-së.
Si familje, ishim të përfshirë nga viti 1988 e deri në qershor të vitit 1999. Të gjithë – burra, gra dhe fëmijë – kontribuuam secili në mënyrën e vet: burrat me pushkë, gratë me bukë, ndërsa ne si fëmijë me bartjen e ushqimit e shpeshherë edhe duke bërë roje.
Gjyshja ime, nëna ime dhe gruaja e axhës Sami, pa u ankuar asnjëherë për lodhje, ushqyen me bukë të gjithë ata burra që filluan rezistencën për çlirimin e Kosovës që nga fillimi, në kohën kur burrat që vendosën t’i dilnin zot Kosovës numëroheshin në gishtat e dorës.
Në traditën e shqiptarit nuk përmendet buka e dhënë, por pasi që sot nuk nderohet vlera, por antivlera, më duhet të përmend se në familjen tonë u strehuan dhe u ushqyen me bukë, disa për javë të tëra e disa edhe për vite, që nga viti 1988 e tutje.
Burra nga Llapi, Gollaku dhe viset e tjera shqiptare që u strehuan dhe u ushqyen në familjen tonë:
Sabri Kiqmari
Naser Hyseni
Azem Syla
Ali Ahmeti
Hajdin Abazi
Xavit Haziri
Adem Jashari
Hamëz Jashari
Ilaz Kodra
Fadil Kodra
Sahit Jashari
Ramiz Lladrovci
Fatmir Istogu
Fadil Xhoka
Kadri Veseli
Hashim Thaçi
Sami Lushtaku
Rafet Rama
Besim Rama
Adem Nura
Naim Kerolli
Nuhi Geci
Ali Ngucat
Arsim Istogu
dhe të tjerë.
Ndërsa në fund të marsit 1998, në shtëpinë tonë u vendos dhe u ushqye me bukë grupi i parë prej rreth 20–30 ushtarësh, në kohën kur UÇK-ja ishte ende e pastrukturuar. Deri në fillim të muajit korrik, shtabi ishte në shtëpinë tonë, por pasi u rrit numri i ushtarëve, lindi nevoja për hapësirë më të madhe dhe shtabi i UÇK-së, në krye me komandantin Jakup Nura, u vendos në shtëpinë e Sali Nurës.
Edhe atje furnizimet dhe ushqimin për rreth 100 ushtarë e kemi siguruar nga shtëpia jonë. Deri në fund të muajit shtator, ata u ushqyen nga duart e gjyshes sime, nënës sime dhe gruas së axhës. Ndërsa unë dhe vëllai im Agroni, si fëmijë – unë 12 vjeç dhe ai 11 vjeç – kemi bartur ushqimin çdo ditë nga shtëpia deri te shtabi. Shpeshherë ushqimin e kemi bartur me kilometra deri te pozicionet në Beqiq.
Sot, kur përkujtojmë të gjithë ata që dhanë gjithçka për të ardhur në këtë ditë, ka edhe të atillë që glorifikohen pa meritë nga njerëz me interesa të ndryshme.
Kujtimet për atë periudhë janë ende të freskëta. Në kohën kur familja ime, për një periudhë, kishte mbetur vetëm me gra dhe fëmijë, sepse një pjesë e burrave ishin në ilegalitet dhe pjesa tjetër ishin arrestuar e gjendeshin në burg, unë si fëmijë, në vitin 1994 duke shkuar në shkollë, posa arrita në Qirez, pashë një burrë me plis të bardhë dhe me pushkë në krah duke shëtitur lirshëm afër shkollës dhe objekteve përreth.
Për një moment u habita dhe thashë me vete: “A thua vallë është e mundur?”
Plisi i bardhë simbolizonte traditën e shqiptarit, ndërsa pushka në krahun e tij ishte me lejen e Serbisë.
Sot, ai plak është bërë goxha “burrë” në këtë rreth dhe nuk mbetet kush pa ia puthur dorën.
A thua vallë po ia humbim vlerën, dikush me dije e dikush pa dije, asaj periudhe kaq të çmuar dhe të lavdishme?
Dua të shtoj se gratë e familjes sime, që kontribuuan gjatë gjithë asaj periudhe, nuk gëzojnë asnjë pension apo beneficion, ndryshe nga shumë gra të tjera që për një darkë ose drekë të dhënë dikujt nga UÇK-ja, sot gëzojnë pensionin e veteranit.
Po ashtu, në shtëpinë time nuk figuron asnjë simbol i UÇK-së i vendosur nga shoqatat e dala nga lufta.
Ne kemi menduar se këto gjëra behen me meritë dhe nga njerz që e vlerësojnë kontributin dhe jo klanet dhe interesat e ngushta të ndonje individi apo politikani.
Lavdi Deshmorëve te vërtetë
Lavdi të gjithë Martirëve,
fatkeqsisht sot nje pjes e atyre Martirëve qe u vran si civil të pa mbrojtur ku per shkak te ketyre viktimav nderhyri edhe Nato,
sot disa prej këtyre civilëve të vrar pas luftes ju dha epiteti Deshmore Hero e qe besa u është ngritur edhe Shtatore.
Respekt perë Invalidët dhe Veteranët e vërtet të luftes se UÇK-së dhe të gjithë atyre qe kontribuan per Lirin e Kosovës.