Fatlum Jashari është student në vitin e tretë në Departamentin e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe të Universitetit të Prizrenit, shkruan portali rajoni.org.
Ai edhe pse ende student ka arritur të realizojë një punim shkencor, i cili u kurorëzua me publikim në një platformë mjaft serioze atë të SSRN-së me bazë në Rochester të New York-ut
Punimi ka të bëjë me studime morfologjike në kuadër të gjenerativizmit. Autorët e punimin kanë hulumtuar fjalë të reja të gjuhës shqipe dhe kanë studiuar strukturën morfologjike të tyre në krahasim me ndajfolje të anglishtes.
Bashkautor dytë i këtij punimi është edhe Egzon Jashari, gjithashtu student me Fatlumin në Universitetin e Prizrenit.
Kujtojmë që ka profesorë në këtë universitet që nuk mund t’i numërojë 2 punime shkencore të botuara në revista ndërkombëtare në krejt karrierën e tyre akademike.