E shtunë, 20 Prill, 2024

Gazetari i njohur e akuzon Lladrovcin, pretendon se Thaçi po ia sheh sherrin në Hagë

Gazetari Besnik Krasniqi e ka akuzuar kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është duke u përballur në Hagë edhe më një “shantazh” të tij.

Duke shkruar në Facebook, Krasniqi ka thënë se sipas dokumentave të Hagës, Thaçi do të përballet më një “shantazh” që pretendohet se ia ka bërë Lladrovci rreth një viktime.

“Ramiz Lladrovci pat genjy publikisht se eshte intervistu nga Specialja ne cilesi te te dyshuarit. Mandej, kur u zu ngusht nga gazetaret, e pranoi se ka fole ne cilesine e deshmitarit. Ish-Presidenti Hashim Thaçi – sipas dokumentave te Hages – tani do te perballet edhe me shantazhin qe pretendohet se ia ka bere Lladrovci rreth nje viktime,”- ka shkruar Krasniqi.

Më tej ai ka pretenduar se po citon një dokument të Hagës ku thuhet se Thaçi iu është përgjigjur pyetjeve për marrëdhënien e tij me Ramiz Lladrovcin dhe Milaim Zekën.

“Qe cka thote dokumenti i Hages: THAÇI iu përgjigj pyetjeve, ndër të tjera, për marrëdhënien e tij me Ramiz LLADROVCIN dhe Milaim ZEKA-n, dhe iu drejtua një pretendimi se LLADROVCI po e shantazhonte atë ‘në lidhje me rastin e vrasjes apo rënies së’ viktimës në fjalë dhe mohoi të kishte dijeni për vendndodhjen e viktimës,”-ka shkruar gazetari Krasniqi.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer