E enjte, 25 Korrik, 2024

Gjyqtari italian, Orsato nuk i mbante dot lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Për gjyqtarin e ndeshjes mes Paris Saint-Germanit e Borussia Dortmundit, Daniele Orsato, nata e mbrëmshme ishte tejet emocionuese.

Për Orsaton sfida e së martës mbrëma ishte e fundit që ai drejton në Ligën e Kampionëve.

48 vjeçi pritet të tërhiqet nga gjykimi pas Euro 2024. Ai u përpoq të mbante lotët pas vërshëllimës së fundit dhe përpara se të përqafonte ndihmësit e tij në Parc des Princes.

Orsato ka drejtuar 55 ndeshje të Ligës së Kampionëve në karrierën e tij, duke përfshirë finalen 2019/20 mes Bayern Munich dhe PSG.

Gjyqtari italian ishte në qendër të vëmendjes në Parc des Princes mbrëmë, kur ai fillimisht akordoi një penallti për vendasit, përpara se të ndryshonte shpejt mendjen dhe të jepte një goditje dënimi.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer