E premte, 17 Maj, 2024

Gruaja e drejtorit të Inspeksionit, ‘rehatohet’ me një pozitë të mirë në Komunën e Drenasit

Komuna e Drenasit ka punësuar si zyrtare e lartë për turizëm Afrore Kajtazaj Sinani, e cila është gruaja e drejtorit të inspeksionit në këtë komunë, Petrit Sinani. Insajderi ka pyetur edhe Komunën e Drenasit për ndonjë ndikim të mundshëm por të njëjtit kanë mohuar një gjë të tillë.

Afrore Kajtazaj Sinani, është vlerësuar e para në konkursin e komunës së Drenasit si e duhura për pozitën Zyrtare e Lartë për Politika të Turizmit. Ajo ka marrë 72.4 pikë.

Insajderi ka mësuar se Afrore Kajtazaj Sinani ështëgruaja e Petrit Sinani, Drejtorit të Inspeksionit në Komunën e Drenasit.

Lidhur me ndikim e mundshëm të drejtorit në punësim Insajderi ka pyetur Komunën e Drenasit, por sipas tyre vlerësimi është bërë në mënyrë profesionale nga zyrtarët përgjegjës.

Sa i përket pozitës rekrutuese të cilës ju i jeni referuar e njëjta si edhe çdo pozitë tjetër jo vetëm në komunën tonë, por edhe në çdo institucion tjetër realizohet ashtu siç e paraqet legjislacioni në fuqi në Sistemin për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore ( SIMBNJ ) i cili sistem menaxhohet nga ana e zyrtarëve kompetent në kuadër të nivelit qendror,  konkretisht Ministrisë ë së Punëve të Brendshme – Departamenti për Menaxhimin e Zyrtarëve Publik“, thuhet në përgjigje.

Tutje në përgjigjen e Komunës dhënë për insajderin theksohet se Afrore Kajtazaj Sinani është pjesë e Komunës që disa vite dhe mbante pozitën Zyrtare e Shërbimit me Qytetarë.

Sa për dijeninë tuaj zyrtarja që ju i jeni referuar, është punonjëse e administratës komunale në Drenas prej vitesh, në Drejtorinë e Administratës me pozitën; Zyrtare e Shërbimit me Qytetarë (QSHQ), ndërsa në konkursin e fundit për pozitën; Zyrtar i Lartë për Politika të Turizmit, ajo ka aplikuar ne këtë pozitë si e vetmja kandidate që i ka plotësuar kriteret e konkursit dhe e cila pas kalimit të të gjitha fazave të procedurës ka arritur rezultatin e merituar, ku me këtë edhe vërtetohet se aludimet e ngritura nga Ju, për ndikim, nuk qëndrojnë, pasi që e gjithë procedura është e rregulluar me legjislacionin në fuqi i cili këtë çështje e rregullon jo vetëm për institucionin tonë, por edhe për çdo institucion tjetër shtetërorë./Insajderi

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer