E martë, 25 Qershor, 2024

Grupi i arrestuar për keqpërdorim të kartelave ka shkaktuar 400 mijë euro dëm në 4 banka në Kosovë

Policia e Kosovës ka zhvilluar sot aksion policor, në 14 lokacione në qytete të ndryshme, ku janë arrestuar 10 persona, nën dyshimin se në bashkëveprim, kanë përdorur kartela bankare pa autorizim duke bërë transaksione, tërheqje të parave nga bankomatët dhe blerje me kartela të cilat kanë arritur në forma të ndryshme t’i komprometojnë, raporton Gazeta Sinjali.

Lidhur me rastin janë deklaruar edhe nga Prokuroria, me ç’rast është bërë e ditur se personat e dyshuar janë ndaluar për 48 orë.

Të njëjtit, sipas Prokurorisë, me veprimet e tyre kanë shkaktuar dëme në vlerë të më shumë se 400 mijë euro, në katër institucione financiare në Kosovë.

“Lidhur me këtë aksion, me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar dhjetë (10) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh për shkak të dyshimit të bazuar të veprave penale të lartcekura, e në të cilin rast aktualisht janë të dëmtuar katër (4) institucione financiare dhe vlera e dëmit e shkaktuar deri më tani tejkalon shumën prej 400.000€ (katërqind mijë euro).“, thuhet në njoftim.

Dhjetë të dyshuarit do të hetohen nën dyshimin se janë përfshirë në veprat penale: ‘lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit’ dhe ‘hyrje në sistemet kompjuterike’.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer