E shtunë, 27 Korrik, 2024

Gurthyesi “Lirigzoni” i heq ilegalisht shiritat dhe tenton të punojë në ditë vikendi, inspektorët dhe policia ia ndalin punën

Sot gurëthyesi “Lirigzoni” në Kçiq ka tentuar të fillojë punën, por kjo nuk u bë e mundur pasi kanë intervenuar inspektorët dhe Policia e Koosvës.

Kamionët sot kanë shkuar në vendpunishte dhe kanë tentuar të marrin materialet nga guri i mbetur, shkruan jepi zë.

Ky gurthyes ka vendim nga Drejtoria e Inspekcionit për ndalim të punëve, por zyrtarët e kompanisë kanë pretenduar se kanë dokumentacion relevant, ndonëse nuk i kanë prezentuar.

Në fotot e siguruara nga “Jepi zë” shihen disa kamionë që duket se kanë tentuar të punojnë në ditë pushimi dhe të heqin materialin nga guri i mbetur.

Ndryshe, drejtori Brahimi ditë më parë ka paralajmëruar bizneset që të respektojnë rregulloret dhe vendimet pasi ata janë të zotuar në zbatimin e gjithë legjislacionit në fuqi./ Jepi zë

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer