E shtunë, 27 Korrik, 2024

“HERE WE GO!”- Fabrizio Romano poston foto me Kylian Mbappen

Kylian Mbappe është rrugës për t’u bërë galaktiku i radhës i Real Madridit.

Sulmuesi francez njoftoi fundjavën e kaluar se po largohet nga Paris Saint-Germain.

Natyrisht se ka kohë që pritej një veprim i tillë nga 25-vjeçari, pasi në fund të vitit të kaluar u bë e ditur se ai ka marrëveshje verbale me Los Blancos.

Derisa ende nuk ka konfirmim zyrtar nga Real Madridi apo Mbappe, tashmë eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano e quan të kryer këtë proces.

Ai ka përdorur frazën e tij të famshme “HERE WE GO!”, që shënjon përfundimin e procesit të transferimit nga ana e gazetarit italian.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer