Qytetari Valon Ramadani nga Gjilani, ka gjetur sot një portofol të mbushur me para në orët e hershme të mëngjesit.
Ai menjëherë portofolin e gjetur ua ka dorëzuar zyrtarëve policor të cilët ishin në detyrë në rrugën “Tringë Ismajli” në Prishtinë.
Në portofol kishte mijëra euro dhe dokumente personale.
- Advertisement -
Paparaci, mëson se Valon Ramadani është punëtor krahu, e që portofolin me para e ka gjetur në mëngjesin e së premtes duke shkuar në punë.
Siç mëson Paparaci, portofoli me para është i një pronari të një lokali.
Policia e Kosovës e ka çmuar këtë gjest human dhe ka falënderuar të gjithë qytetarët për bashkëpunim e vazhdueshëm.