E hënë, 9 Dhjetor, 2024

“I gjallë prej kerri s’ki me dalë”/ E mashtruan se kanë një ofertë pune, babë e bir rrahin brutalisht

Një person ka kërkuar ndihmë mjekësore dje si pasojë e një sulmi fizik me të cilin u përball te Tregu i Gjelbër në PrishtinëBurimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se 43-vjeçari dyshohet se është sulmuar nga dy persona të cilët janë babë e bir.

Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Por si ndodhi e gjithë ngjarja?

43-vjeçari kishte pranuar një telefonatë 26-vjeçari, i cili i kishte bërë me dije se është duke kërkuar punëtorë dhe ka një ofertë pune për të. Pasi janë takuar në vendin që e kishin lënë, 26-vjeçari bashkë me babain e tij, dyshohet se e kanë futur viktimën brenda veturës dhe e kanë keqtrajtuar.

Bazuar në dëshminë e viktimës dhënë organeve të hetuesisë, të cilën Sinjali e ka siguruar nga burimet e veta, të dyshuarit e kanë pyetur viktimën për një sasi vaji të cilin gjoja ky e kishte vjedhur. Të njëjtin e kanë kërcënuar se s’do e lënë të dalë i gjallë nga vetura dhe do ta dërgojnë në fshat ku do ta lidhin e do ta rrahin.

Që aty kanë vazhduar për në një lokacion tjetër, ku më pas 52-vjeçari dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën, duke e goditur me shuplaka.

Pasi është liruar nga të dyshuarit, 43-vjeçari ka kërkuar ndihmën e Policisë, ku para hetuesve policorë ka rrëfyer gjithë ngjarjen se si ka ndodhur.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari A.G., 52-vjeç, është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Sulm’.i

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer