Të fundit:

Plas sherri mes çiftit në Obiliq, 64-vjeçari e akuzon gruan se “po shkon me kojshi”

Evidentimi ditor i rasteve të reja të dhunës në...

Pamje ekskluzive nga rrahja në mes të kryeshefit të ujësjellësit dhe komshiut të tij, e pësoi edhe gruaja e Krasniqit (VIDEO)

Kryeshefi i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova”, Hasan Krasniqi,...
- Advertisement -

I moshuari në Skënderaj sulmon me shufër metalike një person, e bën për spital

- Advertisement -

Një ngatërresë mes dy personave ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën ‘Ilaz Kodra’ në Skenderaj, ku një 65-vjeçar dyshohet se ka sulmuar fizikisht një person.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë me dije se viktima është dërguar atje me lëndime të dukshme trupore, të cilat dyshohet se i janë shkaktuar me anë të goditjeve nga një mjet i fortë.

Pas dhënies së ndihmës së parë, 51-vjeçari është transferuar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë ku ka marrë trajtimin e mëtutjeshëm mjekësor.

- Advertisement -

Ndërkohë lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët më pas kanë intervistuar viktimën, sipas të cilit gjithçka ka ndodhur pas një konflikti verbal të momentit.

Bazuar në dëshminë e tij, i dyshuari e ka goditur me një shufër metalike dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë nisur kërkimet për të dyshuarin, i cili është gjetur dhe arrestuar në një lagje të Skenderajt

- Advertisement -

Të fundit

- Advertisement -

Lajme të lidhura

- Advertisement -