I riu Murat Avdyli i lindur me 23.09.2006 në fshatin Dobroshec të Drenasit, në zgjedhjet e datës 25.03.2026 si kandidat i Asamble CDU ka arritur të fitoi 8722 vota duke ja mundësuar kështu zgjedhjen si asamblist i qytetit Bad Homburg i cili ka 54000 banorë me 32000 qytetarë me të drejt vote. Si 19 vjeçar ai është shqiptari i vetëm i zgjedhur në këtë Asamble dhe asamblisti më i ri në moshë. Murati ka shkuar në Gjermani qysh në moshën 4 vjeçare. Atje ai ka luajtur futboll nga mosha 5 deri në moshën 18 vjeçare. Ka përfunduar maturën (Abitur) në moshën 18 vjeçare në Kaiserin -Friedrich -Gymnasi UH. Ndërsa nga shtatori 2025 është student në Frankfurt School of Finance (një nga universitetet më të mira të ekonomisë dhe financave në Evropë).
Në moshën 17 vjeçare, në vitin 2023, u bë anëtar i Junge Union (shoqata politike më e madhe në Evropë) në Bad Homburg.
Në moshën 18 vjeçare, në fund të vitit 2024, u zgjodh anëtar bordi dhe përgjegjës për anëtarësinë (një nga degët më të mëdha të qytetit në Gjermani, edhe pse Bad Homburg ka vetëm 54.000 banorë) dhe është përgjegjës për administrimin e të dhënave të anëtarëve. Që atëherë është delegat shtetëror në Kongresin e Partisë së Landit në Hessen me të drejta votimi.
Ndërsa nga tetori, anëtar i bordit në Lidhjen Ekonomike Hochtaunuskreis, bashkë me deputetë të Parlamentit të Landit dhe Bundestagut. Ky i ri pra është edhe një shembull se si shqiptarët dinë të integrohen në vendin ku jetojnë dhe dinë ta bëjnë krenar kombin dhe atdheun e tyre Kosovën.
Murati lexon shumë dhe është shumë i lidhur me vendlindjen e tij. Shpresojmë se punën e asamblistit do ta kryej me nderë e përkushtim ashtu si është deshmuar i sukses’shëm në çdo veprimtari ku ka marr pjesë deritani.