E martë, 25 Qershor, 2024

Incident në një shkollë fillore, 16-vjeçari ia vë thikën në fyt bashkëmoshatarit

Mbajtja e armëve nga të rinjtë tashmë është shndërruar në një dukuri që po shqetëson shoqërinë dhe duket se i ka prekur edhe të miturit, të cilët shpesh kapen me armë në institucionet arsimore, por edhe përreth tyre. Nxënësit në shkollat fillore e të mesme shumë shpesh kapen me armë zjarri, mjete të mprehta e të forta, të cilat edhe i përdorin në konfliktet mes tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka ndodhur edhe sot, në shkollën fillore “Pjetër Bogdani” në fshatin Demjan të Gjakovës, ku një nxënës 16-vjeçar po dyshohet se e ka kërcënuar me thikë një nxënës tjetër brenda hapësirave të shkollës.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se rasti u denoncua nga drejtoria në Polici, me ç’rast njësitë policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konfiskuar mjeti i mprehtë dhe është arrestuar i dyshuari.

Nxënësi 16-vjeçar është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ka dhënë deklaratën e tij për motivin e incidentit dhe më pas është dërguar në mbajtje për 24 orë.

Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj të dyshuarit janë iniciuar rastet për veprat penale “Kanosje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armëve”.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer