Saturday, June 27, 2026

Ish-ushtari i UÇK-së për mos punën e Komunës së Skenderajt: A pak ia keni bërë këtij vendi të shkret që veç sa nuk na keni shpërngulur prej këtu

Ish-ushtari i UÇK-së, Agron Kajtazi, ka kritikuar ashpër Komunën e Skenderajt për gjendjen e trotuarit në Runik, ku, sipas tij, prej më shumë se tre muajsh kanë mbetur të hapura gropa pranë shtyllave të ndriçimit, shkruan rajoni.org.

Kajtazi përmes një postimi në rrjetin social “facebook” thotë se gropat janë hapur në gjithë trotuarin, por ende nuk janë mbyllur. Ai shprehet se nuk është vendosur asnjë shirit sigurie, asnjë tabelë paralajmëruese dhe nuk është dhënë asnjë sqarim se për çfarë janë hapur apo kur do të përfundojnë punimet.

Sipas tij, këto gropa përbëjnë rrezik për qytetarët që kalojnë çdo ditë në atë pjesë.

“Po hajdeni mbyllni ose ndreqni e bëni diçka. Lëreni që nuk po punoni, po pse po shkatërroni, pse po na rrezikoni?”, shkruan ai në reagimin e tij.

Kajtazi shpreh pakënaqësi edhe për mënyrën se si, sipas tij, po menaxhohen punët në komunë. Ai thotë se në vend që të përmirësohet infrastruktura, po krijohen probleme të reja për banorët.

Postimi:

Mirëmengjes nga kjo shemtyrë.!

Jan bërë 3 muaj e më shumë, nga hapja e këtyre ( pusëve ) “mbytese” në gjithë trotuarin e Runikut.!
Tek çdo shtyllë e dritës, është hap një Grop-kurth, si e gjahtarëve për Derrave të Egër.
Pa asnjë shirit, pa asnjë njoftim, pa kurfar lloji informimi, as pse jan hap dhe pse nuk po mbyllen.!

Ps.
Po hajdeni mbyllni a ndreçni e bëni diçka he zoti ju vraft e ju marroft.!

Po a jeni normal, a jeni tranu a çka dreqin keni qe nuk po ja bënë “çlak” kund për së mbari.

Lere qe nuk po punoni, po pse po shkatrroni, pse po na rrezikoni?

A pak ja keni ba kti vendi të shkret qe veq sa nuk na keni shperngulë prej k’tuhi.
Tash edhe ( Gropë-Kurth-derrash ) po na bëni!

Ptyy bre zoti ju marroft, qe nuk kishit pas as njerzillëk, as dije dhe as vullnet për këtë vend.!

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer