Është arrestuar një person dje rreth orës 21:45 në Komunën e Istogut, nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë fizike dhe e ka kanosur me armë, gruan me të cilën ishte duke bashkëjetuar prej disa ditësh. Po ashtu policia njofton në raportin 24’orësh, së dyshohet se në natën e ndërrimit të mot-moteve prindi i të dyshuarit ka shtënë me të njëjtën armë zjarri (në ajër), shkruan portali rajoni.org.
Pas denoncimit të rastit, njesitet policorë kanë dalur në vendin e ngjarjes kanë konfiskuar pistoletën e cila dyshohet se është përdorur.
Nuk raportohet për lëndime, viktima me dëshirën e saj është kthyer tek familja e saj.
Me urdhër të prokurorit ndaj prindit të dyshuarit është iniciuar rasti për përdorim të armës dhe pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari për dhunë në familje, pas intervistimit është dërguar në mbajt