Sunday, April 26, 2026

MAPL e turpëron Komunën e Skenderajt: Vendimi i kundërligjshëm, gabime edhe në preambulë

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) ia ka kthyer mbrapsht Komunës së Skenderajt një vendim, duke vlerësuar se ai nuk është në përputhje me ligjin, shkruan rajoni.prg.

Sipas përgjigjes që ka siguruar Rajoni.org, MAPL ka konstatuar se vendimi i Komunës së Skenderajt nuk është në harmoni me dispozitat e Ligjit Nr. 04/L-174 për Planifikimin Hapësinor.

Në arsyetim thuhet se vendimi duhet të plotësohet si në preambulë, ashtu edhe në përmbajtje, pasi sipas MAPL-së ka mangësi serioze procedurale.

Po ashtu, MAPL ka kërkuar që vendimit t’i bashkëngjitet edhe programi për hartimin dhe menaxhimin e procesit të planifikimit, ashtu siç kërkohet me ligj.

Në mënyrë të pazakontë, MAPL i ka dërguar Komunës së Skenderajt edhe një draft të Komunës së Prizrenit, duke theksuar se ai mund të shërbejë si orientim se si duhet të përgatitet vendimi dhe programi për iniciimin e procedurës për hartimin e Planit Zhvillimor Komunal.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer