E premte, 6 Dhjetor, 2024

“Jav q*ft nanen krejt bordit”, Ushtari i FSK shpërthen me akuza të rënda ndaj kësaj forcë, paralajmëron edhe demobilizimin

Forca e Sigurisë së Kosovës(FSK) prej vitesh ka epitetin e institucionit më të besueshëm në vend, por pjesëtarët e saj kanë filluar ta humbin besimin në këtë institucion, shkruan portali rajoni.org.

Lëkundja e besimit në ushtri ka bërë që shumë ushtarë të demobilizohen dhe ta braktisin punën ku kishin shërbyer për më shumë se një dekadë.

Arsyet e këtyre largimeve janë padrejtësitë që po iu bëhen në trajnime dhe gradime.

Ushtari i fundit që është i pakënaqur nga kjo forcë është Leutrim Ademi, pjestar i kësaj forcë.

Ai në rrjetin social “facebook”, publikisht ka paralajmëruar demobilizim, përshkak të padrejtësisë së vazhdueshme në të gjitha sferat ndaj tij, në gradime dhe transferët jo meritore që po bëhen nëpër pozita të rëndësishme në këtë ushtri.

“Transferi ma iri n’Gilan ,E jav q*ft nanen krejt bordit që po boni padrejtësi , deri kur more edhe gradimet edhe transferet nëpër pozita met njofshum hapi syt oj  Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai në rrjetin social “facebook”, transmeton portali rajoni.org.

Ai tutje pasi ka dëshmuar certifikatat e fituara, me një postim tjetër në rrjetin social “facebook”, ka nënkuptuar edhe largimin nga kjo forcë

“Kto janë veq një pjes e medaljeve , certifikatave të cilat i morra vet pa i trokit askujt në der , dhe në fund të krahason me një person me 2-3 letra .Unë po shkoj po mbaje tjetrin se vet personat e pa ditur janë ka na largojn nga FSK”, ka përfunduar ai./Rajoni.org/

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer