Wednesday, April 30, 2025

Juniorët e KF Drenica shpallen kampionë në Ligën e Parë U19

8 prill, 2025 – KF Drenica është shpallur kampione e Ligës së Parë U19, duke siguruar inkuadrimin në Superligën U19 për edicionin e ardhshëm.

Të rinjtë e Drenicës kanë pasur një edicion të jashtëzakonshëm, duke mos pësuar asnjë humbje në 14 ndeshje të zhvilluara. Bilanci i tyre përfshin 12 fitore dhe 2 barazime, me një golavarazh mbresëlënës prej 45 golave të shënuar dhe vetëm 9 të pranuar.

Medaljet dhe trofeun për kampionin u dorëzuan nga Ardian Llumnica, kryetar i Komisionit të Garave për Ligën e Juniorëve, si dhe nga kryetari i LRF të Mitrovicës, Bardhec Seferi.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer