E hënë, 7 Tetor, 2024

“Kacafytje e të shtena me arme”, Krejt cka ndodhi në grabitjen e armatosur në Dashevc të Skenderajt

Grabitjet e vjedhjet nëpër shtëpi e banesa përveç që po sjellin humbje të mëdha, po shkaktojnë edhe pasiguri e ankth te qytetarët, që shpesh përballen me hajdutët, të cilët i zënë në flagrancë. Kështu ka ndodhur edhe të shtunën në fshatin Dashevc të Skenderajt, raporton Gazeta Sinjali.

Hajni hyri në një shtëpi gjatë natës, ku kishte planifikuar të kryente vjedhje, por plani i dështoi pasi u përballë me pronarin e shtëpie, me të cilin u ballafaquan. Sinjali mëson se, kryefamiljari arriti ta kap të dyshuarin, të cilin e ndaloi derisa intervenoi Policia.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se bazuar në dëshminë e tij të dhënë para zyrtarëve policorë, i dyshuari kishte depërtuar brenda shtëpisë me forcë dhe e tmerroi kur papritmas i doli i armatosur. Ata fillimisht u përleshën me njëri-tjetrin, teksa pati edhe shtëna me armë.

Posa Policia arriti në vendin e ngjarjes, i dyshuari është arrestuar dhe më pas është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ndërsa arma e zjarrit i është konfiskuar si dëshmi për rastin.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, lidhur me këtë rast kanë nisur hetimet për veprën penale “Grabitje”.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer