E shtunë, 21 Dhjetor, 2024

Këpuca e Artë e Evropës, Lewandowski i bashkohet gjigantit norvegjez, lista e pretendentëve

Pas triumfit të Harry Kane, nis sërish ndjekja për Këpucën e Artë, trofe i lakmuar i destinuar për sulmuesin më të mirë të sezonit në Evropë.

Erling Haaland, fituesi i sezonit 2022/23, dëshiron të rifitojë menjëherë skenën dhe tashmë i ka bërë të qartë objektivat duke shënuar 10 gola në 7 ndeshjet e para të Premier League (megjithatë mbeti pa gola në dy javët e fundit).

Qendërsulmuesi norvegjez, ndër lojtarët që mund të kenë një koeficient më të lartë se 1 (të gjithë të tjerët nuk janë marrë në konsideratë), është në krye të renditjes, por iu bashkua në fundjavë Robert Lewandowski, i cili shënoi një tregolësh kundër Alavesit.

Në shkallën e tretë të podiumit është Victor Gyokeres, përpara Omar Marmoush të Eintracht Frankfurtit, ndërsa në vendin e pestë janë Marcus Thuram i Interit dhe Mateo Retegui i Atalantas, golashënuesit më të mirë të Serisë A.

Renditja e deritanishme:

Erling Haaland (Manchester City) 20 pikë

Robert Lewandowski (Barcelona) 20

Victor Gyokeres (Sporting) 16.5

Omar Marmoush (Eintracht Frankfurt) 16

Mateo Retegui (Atalanta) 14

Marcus Thuram (Inter) 14

Albert Gronbaek (Bodo/Glimt, Rennes) 14

Henrik Meister (Sarpsborg, Rennes) 14

Ayoze Perez (Villarreal) 12

Bradley Barcola (Paris Saint-Germain) 12

Sebastian Nanasi (Malmoe, Strasburg) 12

Cole Palmer (Chelsea) 12

Bryan Mbeumo (Brentford) 12

Thierno Barry (Basel, Villarreal) 11.5

Orri Oskarsson (Kopenhagë, Real Sociedad) 11.5

Çiro Immobile (Beshiktash) 10.5

Jonathan Burkardt (Mainz) 10

Harry Kane (Bayern Munich) 10

Christian Pulisic (Milan) 10

Mason Greenwood (Marsejë) 10

Ermedin Demiroviç (Shtutgart) 10

Giovani Lo Celso (Real Betis) 10

Luis Diaz (Liverpool) 10

Dushan Vlahovic (Juventus) 10

Jonathan David (Lille) 10

Kylian Mbappé (Real Madrid) 10

Raphinha (Barcelona) 10

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer