E hënë, 27 Maj, 2024

“Keqpërdorim i detyrës zyrtare”, arrestohet drejtori i Shërbimeve Publike të Fushë-Kosovës

Është arrestuar, drejtori i Shërbimeve Publike në komunën e Fushë-Kosovës, Maliq Beisha.

Ai është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën penale, “Keqpërdorim i pozitës publike apo autoritetit zyrtar”.

Ndaj tij prokurori ka marrë vendim që të ndalohet për 48 orë.

Kjo është bërë e ditur përmes një joftimi të Prokurorisë Themelore të Prishtinës dërguar mediave.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e M.B., Drejtor i Shërbimeve Publike në Komunën e Fushë Kosovës, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, sipas KPRK-së.

I dyshuari i lartcekur është ndaluar me urdhër të prokurorit në kohëzgjatje prej 48 orësh, derisa ndaj të njëjtit do të ndërmerren veprime të mëtejme ligjore, si dhe për këtë çështje penale do të vazhdojë ndërmarrja e veprimeve hetimore në koordinim me Policin.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer