E hënë, 9 Dhjetor, 2024

Keqpërdorimi seksual i dy vajzave të mitura , bien në pranga të Policisë dy të dyshuarit

Numri i rasteve të ngacmimeve, sulmeve e dhunës seksuale në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Viktima në shumë raste janë edhe të miturat, siç ka ndodhur me një ngjarje mjaft të trishtë që  dyshohet të ketë ndodhur në qytetin e Gjilanit, para disa ditësh. Sinjali ka raportuar gjatë ditës së djeshme detajet e rastit, për të cilin tashmë janë arrestuar dy persona. 

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari, 18-vjeçar, për dhunimin e dy vajzave, është arrestuar nga Policia të premten.

Ai po dyshohet se ka keqpërdorur seksualisht dy të miturat, të cilat janë familjare mes vete. Në “ndihmë” të riut dyshohet se i doli edhe një mik i tij, 19-vjeçar, i cili është arrestuar për të njëjtin rast, por ndaj tij rëndon dyshimi për veprën penale “sulm seksual”.

Dy të dyshuarit ndodhen nën masën e ndalimit policor dhe brenda afatit ligjor, Prokuroria pritet të ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.

Por si u zbulua rasti?   

Sinjali ka raportuar të premten se rasti është zbuluar pas konfliktit të vëllait të njërës prej viktimave me të dyshuarin kryesor.

E gjithë zënka dyshohet të ketë ndodhur pikërisht për shkak se 19-vjeçari kishte ngacmuar dhe sulmuar seksualisht të miturën, gjë që kishte bërë që vëllai i saj të qërojë hesapet me të dyshuarin.

Përleshja verbale mes tyre i futi në sherr, për çka rasti u denoncua në Polici dhe pas nisjes së hetimeve, u ngritën dyshimet për dhunimin e dy vajzave.

Me t’u raportuar rasti, Policia ka ndërmarrë një varg veprimesh hetimore, duke intervistuar personat involvuar në rast, përfshirë edhe intervistimin e vajzave të mitura dhe përfaqësuesit e Qendrës për Punë Sociale.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer